9.07 - Kryesisht me diell e shumë nxehtë. Pasdite vende-vende mund të priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
10.07 - Mbetet nxehtë, me vransira e diell. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende reshjet ka mundësi të jenë intenzive.
11.07 - Pas mëngjesit me kthjellime, pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
12.07 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet arrijnë deri në 35C dy ditëve të ardhshme, e në fundjavë zbresin deri në 30C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-11m/s.
Shtypja atmosferike të enjten shënon rritje, e më pas me tendencë të rënies në fundjavë.