Shtëpia e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është e vendosur në tokën komunale.
Madje, ai akuzohet edhe si uzurpator i asaj toke.
I pari i Podujevës, megjithatë e mohon këtë gjë.
Ai ka bërë të ditur se rreth kësaj çështjeje, gjykata ende nuk ka dhënë fjalën e saj të fundit.
“Gabimi më i madh është kur akuzat bëhen publike pa e thënë fjalën organet e drejtësisë. Unë e kam thënë një herë po e them edhe njëherë që ky është një proces për të cilin është ankimu dhe sigurisht organet e drejtësisë do të thonë fjalën e vërtetë se a është e tillë apo s’është e tillë, por jo individët e caktuar”, ka thënë ai.
Bulliqi ndër të tjera ka thënë se kjo tokë është shfrytëzuar qindra vite nga familja e tij.
“Unë e kam thënë disa herë që ajo është pronë qindra vjeçare që e ka shfrytëzuar familja ime. Jo Shpejtimi por familja ime sepse është pronë qindra vjeçare që është shfrytëzuar nga ne”, ka përfunduar ai.