Sipas një testi publik rreth 56% e popullatës kosovare hezitojnë të marrin vaksinën kundër COVID-19.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se imunizimi duhet të bëhet i obligueshëm.
“Ne kemi të drejtë ta rrezikojmë vetën, duke refuzuar marrjen e vaksinës, por nuk kemi të drejtë t’i rrezikojmë të tjerët që për një arsye ose tjetër nuk kanë ardhur deri tek vaksinimi”, shtoi ai.
Mirëpo ndryshe mendon, ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme që vaksinimi kundër COVID-19 të jetë i obligueshëm.
Ndërsa Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se përkundër faktit që mosmarrja e vaksinës mund të rrezikojë të tjerët, duhet të mbizotërojë e drejta individuale e secilit për tu vaksinuar.
Ndryshe, vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar afër tri javë më parë, derisa deri tani janë imunizuar 205 884 persona