Këtë të diele në Kosovë nuk pritet që të ndodhin shumë ngjarje.
Grupi Drejtësi për Kujtimin organizon diskutim në panel me aktivistë nga shoqëria civile për të shtjelluar pikëpamjet e tyre për diskriminimin dhe racizmin në Kosovë si dhe dështimet e shtetit në mbrojtjen e individëve që vazhdojnë të rrezikohen çdo ditë në forma të ndryshme nga racizmi.
(Kino Armata, ora 18:00)
Oda Ndërkombëtare Rinore e Prizrenit në bashkëpunim me ShKA ‘Sharski Behar’ nën përkrahjen e komunës e Prizrenit organizojnë shënimin e ditën memorial: Mos harroni Srebrenicën 2021.
(Para kompleksit të Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00).