Pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar vendin, dje disa qytete të Kosovës u kapluan nga shiu e breshëri i madh.
Qytetet e Skënderajt dhe Drenasit janë përfshirë nga një stuhi ere e cila është përcjellë edhe me reshje të mëdha shiu e breshëri.
Njëra ndër qytetet që pësoi më së shumit nga këto reshje ishte Drenasi.
Në ndërkohë dje shiu dhe breshëri kanë shkaktuar dëme bujqësore në disa qytete të Kosovës.