Që nga mbrëmë 320 qytetarë tw disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.
Nga mjekët kujdestarë thonë se dyshimet e para janë që shkak i helmimit është uji.
Simptomet që i kanë përcjell këta qytetarë janë vjellje dhe diarre (barkqitje).
Kompania rajonale e ujësjellësit ”Hidrodrini”, ka dalur me një apel nga njësia operative e Deçanit, që në disa fshatra mos të konsumojnë ujin për pije, deri në një njoftim tjetër.
Një gjë e tillë, sipas tyre, pas disa shqetësimeve të shprehura tek disa konsumatorë të fshatrave Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësor.