Në Komunën e Podujevës qytetarët po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes.
Për këtë ka reaguar deputetja nga Llapi, Floretë Zejnullahu, e cila ka thënë se në fushatë kryetari ka premtuar që ka me e sjellë ujin e pijshëm, këtë nuk e ka bërë dhe ka dështuar.
Postimi në Facebook:
Banorët e Podujevës ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes. Ujin po e sigurojnë nga burime natyrore, puse të cilat i hapin vet, ose duke e blerë ujin, madje në shumë pjesë të Podujevës banorët janë të detyruar edhe të bartin ujë prej largësisë. Shumë fshatra nuk e kanë fare rrjetin e ujësjellësit, e në shumë të tjera nuk kemi ujësjellës funksional. Arsyet nuk i dimë.
Komuna e Podujevës nuk ka arritur të sigurojë infrastrukturë urbane, shërbime komunale esenciale si dhe zhvillim ekonomik për banorët e saj. Kryetari i komunës deri më sot asgjë nuk ka marrë në këtë drejtim. Në fushatë kryetari ka premtuar që ka me e sjellë ujin e pijshëm, këtë nuk e ka bërë dhe ka dështuar.
Në kushtet e pandemisë globale që po kalojmë, zgjidhja e problemeve të furnizimit me ujë merr edhe më shumë rëndësi jetike për banorët.
#Podujeva?