82 pacientë po trajtohen nga Covid 19 në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit ditor të SHSKUK-së 28 janë të konfirmuar pozitivë, kurse 38 janë me oksigjeno-terapi. Në klinikën Infektive po trajtohen 18 pacientë dhe të tjerë post-covid.
Në Klinikën e Pulmologjisë 37 pacientë dhe të Gjinekologjisë 1 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 16 pacientë, ku 9 janë pozitivë me Covid 19 dhe
6 me oksigjeno-terapi. Sipas këtij raporti vetëm tri spitale rajonale po trajtojnë pacientë. I Gjakovës ka 2 pacientë, i Pejës, 5 pacientë dhe i Gjilanit 9 pacientë.