Sveçla pret në takim Sindikatën e Zjarrfikësve, u premton përkrahje

Kosova

Sveçla pret në takim Sindikatën e Zjarrfikësve, u premton përkrahje

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 16:42
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim një delegacion nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës.

Sveçla u informua hollësisht lidhur me shqetësimet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe përgjegjësive në shpëtimin e jetëve të qytetarëve në rrezik.

Mes tjerash Sveçla e çmoi lartë profesionalizmin që kanë zjarrfikësit e Republikës së Kosovës, përkundër kushteve të pavolitshme në të cilat punojnë.

Ai u zotua se zjarrfikësit do të kenë mbështetjen e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme në zgjidhjen e statusit të tyre në mënyrë që të përmbushin me sukses detyrat dhe misionin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat