Haradinaj viziton qytetarët e helmuar

Kosova

Haradinaj viziton qytetarët e helmuar

Nga: A.SH Më: 12 korrik 2021 Në ora: 17:24
Haradinaj viziton qytetarët e helmuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar qytetarët të cilët u helmuan nga uji i pijshëm.

Ai ka thënë se numri i tyre ka rënë por që nëse kjo është shkaktuar qëllimisht nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë.

Postimi në Facebook:

Në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit.

Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve.

Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë.

Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”.

Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat