Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Suharekës.
Kryetarit të tanishëm, Bali Muharemajt sërish i është besuar kjo komunë.
Muharremaj i cili njihet si kryetar i thjeshtë e i terrenit ka treguar se kush është frymëzimi i tij për punë.
Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, kryetari u shpreh se frymëzimi i punës për të janë qytetarët.
Në videon e postuar janë treguar disa nga punët e mira e realizuara në komunë, të cilat Muharremaj pret t’i vazhdojë edhe për një mandat tjetër.