444 pacientë janë duke u trajtuar nga Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan për shkak të simptomave të helmimit.
Gjendja e tyre shëndetësore nuk është e keqe.
Kështu tha Selmon Berisha, drejtor i QKMF-së në Deçan.
“444 pacientë janë duke u trajtuar për shkak të simptomave të njëjta. Gjendja e tyre nuk është e keqe”.
Deri më tani mbi 800 qytetarë të komunës së Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes.
Simptomat që atyre po i shfaqen janë: Barkqitje, të vjella, mundim etj.