Komuna e Deçanit ka ndarë 5000 euro për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët janë të helmuar nga uji i pijes.
Këtë e bëri të ditur vet kryetari Bashkim Ramosaj përmes një shkrimi në facebook.
Postimi në Facebook:
Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!