Haradinaj fton institucionet përkatëse të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv

Kosova

Haradinaj fton institucionet përkatëse të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:01
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK ka reaguar në lidhje me rastin rastin e helmimit në Deçan.

Ai ka thënë reagimi I qeverisë shtë I vonuar, andal edhe komuna e Deçanit ka shpallë gjendjen emergjente.

Ai fton prokurorinë të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv.

Postimi në Facebook:

Gjatë gjithë kohës isha në kontakt me Kryetarin e Komunës së Deçanit dhe institucionet relevante, për t’u informuar mbi gjendjen e krijuar tash e sa ditë në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijes.

Reagimi i institucioneve qendrore, është vonuar, dhe si pasojë sot Deçani ka shpallë gjendje emergjente.

Ftoj prokurorinë/hetuesinë dhe të gjitha kapacitetet tjera shtetërore që të hetojnë në përpikmëri shkakun e këtij helmimi masiv.

Qytetarëve të prekur u dëshiroj shërim sa më të shpejtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat