Lushtaku prezanton kandidatin e parë për anëtar të asamblesë komunale në Skenderaj

Kosova

Lushtaku prezanton kandidatin e parë për anëtar të asamblesë komunale në Skenderaj

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 14:23
Sami Lushtaku dhe Mentor Mehmeti

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku e ka prezantuar kandidatin e parë të Partisë Demokratike të Kosovës për anëtar të asamblesë komunale në Skenderaj.

Ai është Mentor Mehmeti, i cili sot mbushi 45 vjet.

“Në ditëlindjen e tij të 45-të, duke i dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, sot e prezentoj Mentor Mehmetin edhe si kandidatin e parë të Partisë Demokratike të Kosovës për anëtar të asamblesë komunale në Skenderaj”, shkroi Lushtaku.

Ai tha se Mentori është një djalë shumë i zgjuar i një familje të jashtëzakonshme, që pavarësisht sfidave të jetës ai nuk dorëzohet asnjëherë.

“Mentori është vlerë e shtuar për ne”, shtoi ish-kryetari i Skenderajt.

Tutje Lushtaku i ka uruar atij shëndet, jetë të gjatë dhe suksese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat