​Kamenica dhe MAPL me marrëveshje për rregullimin e hyrjeve banesore

Kosova

​Kamenica dhe MAPL me marrëveshje për rregullimin e hyrjeve banesore

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për mbështetje financiare në projektin “Rregullimi i hyrjeve banesore”.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që në Kamenicë po bëhet punë e vazhdueshme në infrastrukturë.

“Së shpejti nis rregullimi i hyrjeve banesore. Me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen financiare për rregullimin e hyrjeve banesore në Kamenicë. Nga 65 mijë euro, sa është paraparë vlera e projektit, 22 mijë euro do të ndahen nga komuna, kurse pjesën tjetër do të na mbështesë ministria. Tejet i lumtur që në Kamenicë po bëjmë punë të vazhdueshme në infrastrukturë, si një nga investimet e nevojshme të qytetit tonë”, tha Kastrati.

Sipas një komunikate, vlera totale e këtij projekti është 65 mijë euro. Komuna nga buxheti i saj do të ndaj për këtë projekt mbi 22 mijë euro, ndërsa MAPL do të ndaj mbi 42 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat