Një qytetare nga Deҫani ka kërkuar ndihmë nga mjeku për shkak të gjendjes së saj pas helmimit para pak ditësh.
Ajo ka rrëfyer gjendjen e saj që nga momenti që është helmuar dhe deri tani që ka përfunduar në QKUK.
Ajo ka treguar se është shtatzënë dhe ka thënë se nuk po i ndjen mirë lëvizjet e bebit.
Rrëfimi i saj i plotë:
“Doktor edhe unë jam njëra ndër të helmuarit në Komunën e Deҫanit. Doktor unë jam shtatzënë në javën e 32, kam pas simptomat e njëjta vjellje, diarre, marrje mendësh temperaturë. Pas egzaminimit në qendrën gjinekologjike dhe infektive lirohem me gjendje të përmirësuar. Të nesërmen nuk i ndjej lëvizjet e bebit edhe pse ndihesha shumë më mirë. Pas kontrolles rezultoj që bebi është lodhur nga gjendja ime dhe të rrahurat e zemrës i ka jo mirë( dmth të ngadalësuara dhe në menyrë të ҫrregullt) dërgohem urgjent në Prishtinë me ambulancë. Pas egzaminimit dhe kontrollave mjekët më thojnë që gjithҫka është në rregull. Akoma jam e shtritë në spital nga dje por edhe pse unë po ndihem mirë jo dhimbje përveҫ se e lodhur shumë dhe kam humbje pothuaj totale të oreksit pa të vjella. Jam shqetësuar shumë se bebin po e dëgjoj shumë pak tu lëvizë”, rrëfën qytetarja e helmuar në komunën e Deҫanit./Bota sot