Kryetari i Komunës së Skënderajt Bekim Jashari, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi dhe drejtorin e QKMF-së, Osman Veliu, bënë pranimin e autoambulancës të dhënë donacion nga bashkatdhetarët tonë në Gjermani.
Kryetari tha se Autoambulancë kjo shumë moderne, mjaft e përshtatshme për raste emergjente dhe në të mund të kryhen edhe intervenime të vogla kirurgjike.
"Për këtë donacion jetik për qytetarët tonë, falënderoj organizatorët, konsullin e Republikës së Kosovës në Munchen, Afrim Nura dhe biznesmenin e suksesshëm, Sahit Klaiqi nga Kamenica me banim në Gjermani si dhe të gjithë donatorët tjerë që kanë kontribuar në blerjen e kësaj autoambulance për komunën tonë.
Po ashtu një falënderim për doganën e Kosovës, Qendrën e Homologimit, Agjensionin Doganor “Graniti Group”dhe të gjithë ata që kontribuan në sjelljen e saj në QKMF.
Me zemrat nga diaspora për qytetarët tonë!"