Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2 vjeçare, duke ia larguar tumorin.
Ai ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.
“Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë.
Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.