Bulliqi pret në takim nënkryetaren e Kuvendit dhe disa depuetë të VV-së

Kosova

Bulliqi pret në takim nënkryetaren e Kuvendit dhe disa depuetë të VV-së

Nga: A.SH Më: 17 korrik 2021 Në ora: 18:14
Foto nga takimi

Kryetari i Posujevës Shpejtim Buliqi, ka pritur në nënkryetaren e VV-së, Saranda Bogujevci dhe deputetët Fitim Haziri, Driton Hyseni dhe Eman Rrahmani.

Ai i ka informuar për punët e kryera në Podujevë për 7 muaj qeverisje.

Postimi në Facebook:

Sot kam zhvilluar takim me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci dhe deputetët Fitim Haziri, Driton Hyseni dhe Eman Rrahmani, i informova deputetët për punët që po kryhen gjatë kësaj kohe në Podujevë dhe biseduam si të thellojmë bashkëpunimin si institucione me qëllim të adresimit të problemeve dhe nevojave të qytetarëve të Komunës së Podujevës.

Për 7 muaj qeverisje e kemi stabilizuar institucionin, tash edhe me bashkëpunimin qendror do t'i japim shumë projekte të rëndësishme qytetit tonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat