Sami Lushtaku nesër e shpallë kandidaturën për kryetar të Komunës së Skënderajt

Kosova

Sami Lushtaku nesër e shpallë kandidaturën për kryetar të Komunës së Skënderajt

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 22:42
Sami Lushatku

Sami Lushtaku do ta shpallë nesër kandidaturën për kryetar të Komunës së Skënderajt në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Këtë e bëri të ditur Mërgim Lushtaku, djali i Samisë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, duke shturë se babai i tij do ta zhvillojë Skënderajn.

“Të hënën, me 19 korrik 2021, në ora 19:00 në restorantin Atlantic, më i dashuri, më i afërti, më bashkëpunuesi, unifikuesi, ai që mendon dhe vepron për ju pa rreshtur, ai i cili e zhvilloi qytetin e juaj dhe e transformoi plotësisht, i juaji Sami Lushtaku do ta shpallë kandidaturën për Kryetar të Komunës”.

“Jeni të ftuar, që t’i bashkoheni karvanit të fitores së madhe për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të bukur të Skënderajt”, ka thënë Lushtaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat