Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 07:08
Ilustrim

Institutiti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot i vranët dhe jostabil.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius

Njoftimi i plotë:

Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil. Përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat