KEDS të ndërpres praktikën e ndërprerjes së rrymës për Malishevën

Kosova

KEDS të ndërpres praktikën e ndërprerjes së rrymës për Malishevën

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 19:38
Malisheva

Në dy ditët e fundit, qytetarët e Komunës së Malishevës po përballen me reduktime të ashpra të rrymës.

Gjatë ditës së djeshme një pjesë e konsiderueshme e fshatrave të Malishevës nuk kanë pasur furnizim me rrymë, ndërsa në pasditen e sotme, tërë territori i Malishevës është pa rrymë.

Praktika e ndërprerjeve të rrymës për Komunën duhet të ndërpritet urgjentisht nga ana e KEDS dhe qytetarët të furnizohen me energji elektrike, pasi kjo është jetike për banorët. 

“Defektet janë të kuptueshme, por këto po ndodhin  gjithmonë në prag të festave dhe kur vijnë mërgimtarët, andaj kërkojmë nga ana e KEDS që urgjentisht te ndërhyjnë në eliminim e këtyre defekteve dhe të furnizojë qytetarët me energji elektirke”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat