Pas reshjeve të mëdha që kanë përfshirë të gjithë rajonin, Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike (mbrojtjes e shpëtimit dhe ato të mirëmbajtjes së rrugëve) kanë dalë në terren në mbështetje të qytetarëve duke punuar në parandalimin e dëmeve eventuale, duke hapur ujëmbledhësit dhe pastruar rrugët.
Në disa zona e lagje të qytetit ka vërshime në rrugë si pasojë e mospërballimit të reshjeve të mëdha nga gypat e kanalizimit.. Drejtoria e Shërbimeve Publike është kontaktuar edhe nga Forca e Sigurisë së Kosovës e cila është në gjendje gatishmërie për të mbështetur Komunën në rast nevoje.
Tani për tani situata është nën kontrollë, dhe nuk ka vend për panikë.
Komuna e Prishtinës do të ju njoftojë me kohë për rrjedhën e situatës dhe dëmet eventuale.