Kryetari i Deçanit, Bashikm Ramosaj ka njoftuar se ka ndërprerë Gjendjen Emergjente, kjo pasi situata ka filluar të normalizohet.
Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje.
Njoftimi në Facebook:
Të nderuar qytetarë të komunës së Deçanit, pasi që gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet.
Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit.
Falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyte që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje.
Shpresoj dhe uroj që mos të kemi më kësi stuatash.