Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Kurban Bajramit.
Ja postimi:.
Të dashur qytetarë, më lejoni që në emër të kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe në emrin tim si dhe në emër të institucioneve komunale, t'u drejtohemi me këtë urim për festën e Kurban Bajramit.
''Me besim, shpresë e solidaritet njerëzorë uroj që festa e Kurban Bajramit t'u gjejë në çdo familje të gëzuar, duke uruar vëllezërisht, duke u solidarizuar me të gjithë ata që e kanë nevojën e humanizmit, ndihmës tuaj, që këtë ditë të shenjtë festive të fuqizojmë respektin, vlerën njerëzore për njeriun dhe të përcjellim urime tek njëri- tjetri''.
Urime festa e Kurban Bajramit!
Nënkryetari i Komunës së Malishevës
Hajdin Berisha