Urimet e përqafimet shtohen fort kur përfundon ceremonia e faljes së Kurban Bajramit. Sikur në xhaminë kryesore të Suharekës, kështu ndodh në secilën faltore.
Shtrëngimet në këso festa, për besimtarët përçojnë mesazhe të veçanta të unitetit e solidaritetit. Ndërsa nuk kursehen as urimet më të mira.
Uniteti, solidariteti dhe përkushtimi ndaj vendit dhe shoqërisë, ishin mesazhet kryesore të ligjëratës së Bajramit.
Xhamia në qendër të qytetit u mbush plotë, me masa të lehtësuara kundër COVID-19, për herë të parë pas dy vjetësh.