Komuna e Vushtrrisë ka marrë një vendim interesant, duke lejuar shfrytëzimin pa pagesë të oborreve të shkollave në qytet për parkingje publike gjatë sezonit për mërgimtarët.
"Komuna e Vushtrrisë ka aprovuar rekomandimin e Drejtorisë për Arsim në Vushtrri për shfrytëzim pa pagesë të oborreve të shkollave në qytet për parkingje publike, për bashkatdhetarët vushtrrias të ardhur nga diaspora për pushime të verës.
Me këtë rast, është lejuar shfrytëzimi i oborreve për parkingje publike në këto shkolla: SHMU 2, SHF “Mustafë Venhari”, SHF “Naim Frashëri” dhe SHM “Lutfi Musiqi”.", ka shkruar kreu i komunës Xhafer Tahiri në Facebook.