Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 101 pacientë.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 23 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19.
Ndërkaq, 65 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Raporti i plotë:
101 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 23 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 65 me oksigjenoterapi.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë:
13 të konfirmuar me Sars CoV-2 pozitivë
60 me oksigjenoterapi
1 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 39 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 47 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 14 pacientë:
10 të konfirmuar pozitivë
5 me oksigjenoterapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient
Spiali i Prizrenit, 1 pacient.