Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën nga aksidenti në Kroaci.
Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka uruar shërim sa më të shpejt të mbijetuarve.
“Thellësisht e prekur nga aksidenti i sotëm në Kroaci i një autobusi që po barte pasagjerë nga Frankfurti për në Kosovë. Ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim sa më të shpejt!Siguria në komunikacion në kohën e pushimeve verore vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet lokale e rajonale”, ka shkruar ish-presidentja.
Tutje, Jahjaga bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes si dhe të shqiptohen masa më të rrepta për ata që cenojnë sigurinë në komunikacion.