Sot në fshatin Moistir të Komunës së Istogut është zbuluar pllaka përkujtimore për veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qazim Zekaj.
Gjatë ceremonisë nuk munguan as fjalët për veprimtarinë e Zekajt, i cili gjithmonë luftoi përballë armikut.
Në këtë ceremoni kryetari i OVL-UÇK dega në Drenas, Enver Hajdari, ka shpërndarë mirënjohje si shenjë respekti për dëshmorët dhe për Qazim Zekaj.
Zekaj dijen e tij e kishte shpërndarë edhe tek nxënësit në Istog.