Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se në nderim të mërgimtarëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Kroaci, së bashku me familjen e tij, ka ndezur qirinjtë në sheshin “Adem Jashari” në këtë qytet.
Ai në një postim në Facebook tha se “në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre”.
Postimi i tij:
Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin "Adem Jashari", në Skenderaj.
Në këto ditë të vështira e plotë pikëllim ndajmë dhimbjen dhe solidarizohemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Ngushëllime familjeve dhe shoqërisë!
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/26/auto_220619344_365664694925979_4344889177444198519_n1627332824.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/26/auto_224116941_365665388259243_1358510455148288182_n1627332830.jpg)