Sot, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shendetësisë, Driton Veliu dhe stafin menaxherial të Qendres Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF) Podujevë, me një ceremoni solemne kanë përuruar projektin e rregullimit të hapësirave të jashtme në oborrin e QKMF-së.
Kryetari Bulliqi tha se këto investime janë bërë me qëllim që t’i japim pamje të re kësaj qendre dhe të krijojmë kushte më të mira për personelin dhe qytetarët që marrin shërbime këtu.
Ndërsa, ky projekt përfshinë rritjen e hapësirave gjelbëruese.
Gjithashtu,u vendos ndriçim i ri dhe parking të ri për personelin dhe qytetarët që marrin shërbime në kuadër të QKMF-së.