Kryetari i Mitrovicës dhe ai Vushtrrisë, Agim Bahtiri e Xhafer Tahiri, janë parë sot së bashku në një restaurant.
Fotografinë e ka siguruar nga një lexues që i ka parë ata.
Nuk dihen shkaqet pse dy politikanët nga VV e LDK janë takuar në ditë pune mes vete. Por ngriten dyshime se mund të krijohen bashkëpunime mes tyre, para zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
Bahtiri e Tahiri njihen edhe si miq mes vete, bashkë edhe me kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari, si tre liderët e komunave të rajonit 02.