Fusha e futbollit të vogël, në fshatin Shkozë të Komunës së Malishevës, është drejtë përfundimit, pasi punimet janë në fazën finale dhe pritet vetëm edhe shtrimi i fushës dhe rregullimi rrethojës mbrojtëse.
Punimet në këtë fushë, sot i ka inspektuar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në kuadër të inspektimeve të punimeve në disa nga projektet që janë duke u realizuar në territorin e Komunës së Malishevës.
Nënkryetari Berisha, u shpreh i kënaqur me punimet që janë zhvilluar, marrë parasysh konfiguracionin e terrenit ku është duke u ndërtuar kjo fushë, në afërsi të shkollës dhe cila do të jetë në shërbim të nxënësve dhe rinisë së fshatit.
Edhe kryetari i fshatit Shkozë, Luan Bytyçi, është shprehur i kënaqur me punimet e deritanishme, dhe e ka falënderuar komunën për këtë investim mjaftë domethënës për fshatin, e në veçanti për nxënësit e shkollës në këtë fshat.