Komuna e Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, përmes ekipeve të veta mobile, është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në fshatrat e komunës.
Gjatë këtyre ditëve është bë pastrimi i mbeturinave, dhe barishteve, e pjesë e këtyre angazhimeve ishin stadium i futbollit dhe hapësirat për rreth në Sllatinë.
Pastrimi u vazhdua pastaj me rrugën kryesore nga Mesbardhi, Bardh i Madh deri në Grabovc.
Lusim qytetarët e këtyre fshatrave që së bashku të kujdesemi në mirëmbajtje të ambientit.