Grupi “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” sonte ka zhvilluar një aksion në qytetin e Vushtrrisë.
Ata kanë vendosur disa mbishkrime nëpër mure të qytetit.
“Sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë̈ bashkë me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në postimin e këtij grupi në Facebook.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/29/auto_223262605_850375292583224_4898093438182886232_n-e16275921874011627594361.jpg)
“Duke e njohur shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje”, thuhet në fund të njoftimit.