Banorët e bashkësisë lokale të Runikut në komunën e Skenderajt nesër do të mbajnë protestë për të kundërshtuar KEK-un dhe KEDS-in.
Kjo për ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike në këtë bashkësi lokale.
Protesta do të filloj në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në ora 12:30 teksa banorët ankohen se këtë problem e kanë tash e pesë vjet.
Bashkësia lokale e Runikut aktualisht ka 850 shtëpi dhe përfshinë 12 fshatra që kanë rreth 15 mijë banorë.