Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka shënuar dukshëm rritje ditëve të fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, janë paraqitur 92 raste pozitive me koronavirus.
Raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar në gjithsej 19 komuna të Kosovës, derisa vetëm në Prishtinë janë paraqitur 29 sosh.
Sipas MSH-së, Prishtina po prin edhe me raste aktive, me gjithsej 97. Komunat e dyta me më së shumti raste aktive janë Ferizaj dhe Gjilani me nga 57 sosh secila. Ndërkaq, Gjakova ka 27 raste aktive.