Zona Industriale në Shirokë të Suharekës është përfshirë nga zjarret.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se gjendja është serioze teksa ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë.
“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.
Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë” është shprehur Muharremaj.