Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës.
“ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës ata i konsideruan si shqetësuese dhe të papranueshme.
Tutje, ShSKUK ftoj organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryersit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më.