Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 221 raste të reja me COVID19.
Vetëm Komuna e Mitrovicës brenda 24 orëve ka paraqitur 18 raste, Skënderaj 12 të infektuar, ndërsa vetëm 1 rast në Vushtrri.
Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 ka vdekur një qytetar, ndërsa janë shëruar vetëm 21 qytetarë.
Gjatë dy javëve të fundit, numri i të infektuarve po shkon duke e rritur, me ç'rast vendi rrezikon që në muajt e ardhshëm të hyjë në izolim.