Numri i rasteve me Covid-19 ka shënuar një rritje të lartë, edhe pse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460 mijë e 297 doza të vaksinës.
Sipas raportit 24 orëve të fundit nga 3 mijë e 160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa është shënuar një rast i vdekjes.
Ndërsa sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.
Më shumë se 162 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinave antiCovid, por megjithatë numri i rasteve aktive me Covid-19 ka arritur në 888.
Kujtojmë se Kosova sot është furnizuar edhe me 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca.