Që nga fillimi i vaksinimit e deri më sot në të gjithë Kosovën janë dhënë 460 mijë e 297 doza të vaksinës. Kështu u bë e ditur në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Sipas atij raporti, në 24 orët e fundit 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa është shënuar një rast i vdekjes.
Ndërsa sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688
Më shumë se 162 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinave antiCovid, por megjithatë numri i rasteve aktive me Covid-19 ka arritur në 888.