Pas erërave të forta në Podujevë, është rrëzuar pjesa ballore e skenks ku është mbajtuar aktiviteti për diasporën.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.
Ai ka thënë se dy fëmijët e lënduar, nga ekipa e QKMF-së u është dhënë menjëherë ndihma e nevojshme.
Postimi në Facebook:
Në sheshin “Katër Dëshmorët” pas erërave të forta të ditës së sotme, është rrëzuar pjesa ballore e skenës së ngritur për shënimin e aktiviteteve për “Javën e Diasporës”.
Për pasojë janë lënduar dy fëmijë, për të cilët mënjëherë nga ekipa e QKMF-së është dhënë ndihma e nevojshme.
Fëmijët gjatë marrjes së shërbimit mjekësor i kanë vizituar, Drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu dhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, të cilët nga ekipet mjeksore janë njoftuar se gjendja shëndetësore e fëmijëve është e mirë.
Fëmijëve të lënduar iu uroj shërim të shpejtë!