Sot rreth orës 14:00, një zjarr ka shpërthyer në fshatin Plemetin. Për këtë është njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nga Policia e Kosovës.
Pas marrjes së informacioneve KEK-u ka dërguar njësitë e specializuara të zjarrfikësve dhe shpëtimit në vendin e ngjarjes.
Ndërhyrja ka qenë nga ora 14:20 deri në ora 16:30, me ç’rast është lokalizuar zjarri në vend ngjarje dhe është parandaluar përhapja e zjarrit në fshat.
Për t’u shuar ky zjarr, ekipet e specializuara të zjarrfikësve dhe shpëtimit nga BIPMKZ-KEK kanë përdorur disa kamionë me ujë si dhe automjetin komandues.Menaxhmeti i KEK-ut ka vlerësuar se ekipet e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar në mënyrë të shpejtë dhe të suksesshme.