Ish kandidati për deputet i PDK-së nga Drenasi, Petrit Hajdari është zgjedhur anëtar i kryesisë së PDK-së.
Statusi i plotë i Hajdarit:
Të dashur qytetarë,
Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari Memli Krasniqi, e konfirmuan sot besimin për mua për të qenë pjesë e proceseve reformative dhe aktiv në propozimin e platformës së mirëqeverisjes, si anëtar i kryesisë së PDK-së.
Dëshira e kryetarit për t’i dhënë shtytje të re ecjes përpara të partisë, mori edhe mbështetjen e këshillit drejtues të cilit i jam falenderues.
Kam rrugëtuar gjatë me Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të rrugëtoj edhe më gjatë tani që jam në grupin e njerëzve që do ta drejtojnë alternativën më të shëndoshë politike të vendit.
Falemnderit shumë, dhe na priftë e mbara!
I juaji, Petrit E. Hajdari