Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.
Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, prej tyre 6 raste janë në Drenas. Aktualisht në këtë qytet të infketuar me virusin COVID-19 janë gjithsejtë 39 qytetarë.