Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot gjatë ditës mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës.
Sipas kompanisë, kjo mund të ndodhë për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë - FPU Albanik.
Njoftim për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës
Prishtinë, 6 gusht - Për shkak të disa punimeve teknike në gypin transportues SP Batllavë - FPU Albanik , gjatë ditës së nesërme 7 gusht 2021, e shtunë , ju njoftojmë se mund të ketë çrregullim me furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për konsumatorët e Podujevës dhe Prishtinës.
Faleminderit për mirëkuptim!