​Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka ende vatra zjarri

Kosova

​Në Bjeshkët e Rugovës, Gjilanit dhe Vitisë ka ende vatra zjarri

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 15:44
Pamje nga zjarret

Zjarret po kërcojnë edhe sot vendin në disa rajone të Kosovës por situata po vlerësohet e menaxhueshme.

Nehat Koqinaj nga Agjencia për Menaxhimin Emergjent i tha KosovaPress-it se tek parku kombëtar në Bjeshkët e Rugovës, tek rajoni i Gjilanit, dhe në një fshat të komunës së Vitisë zjarret janë ende aktive, por të cilat po kontrollohen nga forcat operative në vendngjarje.

Në rajonin e Prishtinës janë dy zjarre malore në të cilat është intervenuar, në fshatin Shashkovc të Komunës së Graçanicës si dhe në fshatin Kalaticë të Komunës së Podujevës.

Në rajonet e Prizrenit dhe Mitrovicës situata është e qetë dhe pa ndonjë rrezik.

Koqinaj shtoi se Policia e Kosovës ka dhënë kontributin e saj për fikjen e zjarrit në të gjitha zonat ku ka pasur zjarr, si dhe ka pasur lëndime por të cilat kanë qenë të lehta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat